Dy shqiptarë janë kapur me 8 kilogramë kokainë në qytetin e Parmës në Itali, dhe ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të drogës. 

Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit Lorand Maçi e Eduart Cela, të cilët trafikonin drogë të llojit kokainë.

Policia po mbante nën vëzhgim Lorand Maçin, një emër i njohur për policinë fqinje, pasi edhe më 2008 ishte arrestuar po për trafik kokaine. Maçi ishte edhe pronar i një picerie në Parma dhe autoritetet kishin kohë që e mbanin nën vëzhgim. 

Policia ndoqi atë dhe i gjeti në një garazh 8 pako, ku kishte 8 kilogramë kokainë të pastër. Po ashtu, janë sekuestruar edhe makina, që përdoreshin për transportin e drogës.