Një ditë më parë, në Shijak, pas një debati për motive të dobëta, një i moshuar ka kërcënuar me jetë një 53-vjeçare.

Të dy banorët e Shijakut kanë debatuar ashpër mes tyre dhe më pas 70-vjeçari P.D., pavarësisht moshës së tyre, ka kanosur me jetë 53-vjeçaren S.K.

Kjo e fundit i është drejtuar komisariatit të policisë për të bërë denoncimin për të moshuarin.

70-vjeçari nga Shijaku po ndiqet penalisht për veprën penale “Kanosja”.