Policia e Vlorës ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë të ndodhur në një parë në fshatin Haderaj në Selenicë.

Në një njoftim për mediat, blutë e Vlorë bëjnë me dije se “më datë 25.10.2020, rreth orës 20:00,  në fshatin Haderaj, Selenic, dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit F.Ç, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet Benz”.

Pas marrjes së njoftimit forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Këta të fundit pas disa minutash kanë braktisur mjetin e tyre dhe kanë përfituar nga errësira duke u larguar.

Policia njofton se po vijon puna për kapjen e personave të përfshirë në këtë grabitje, por shton se një prej tyre e ka identifikuar.