Vodhën bizhuteri me vlerë 8 mln lekë në argjendari, arrestohen 2 vëllezërit e dënuar më parë në Itali

01/12/2020 - 12:16

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni i koduar "Brothers", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes dhe të narkotikëve.

Vodhën bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra në një argjendari, vihen në pranga 2 vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahija, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

NJOFTIMI I PLOTË

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti me të cilën u larguan autorët dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën "Muhamet Gjollesha", dy shtetas kishin vjedhur argjendarinë në pronësi të shtetases Z. S. dhe më pas ishin larguar me një automjet tip "Benz", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Brothers", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. S., 27 vjeç dhe A. S., 29 vjeç ( vëllezër), banues në Tiranë, të dy të dënuar në Itali, për veprën penale "Vjedhja".

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet si autori i dytë i kalimit kontrabandë migrantët që vijnë nga vendet

Në sulmin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 janarit në një kafene në Agios Sostis të Greqisë, ku u përplasën një grup shqiptarësh mbeti i v

Policia e Kurbinit ka vijuar operacionin e koduar policor “Godull”, duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve në kuadër të këtij operaci

Një tjetër rast shokues i abuzimit seksual me të mitur është zbuluar së fundmi në Ksamil.

Një shtyllë e linjës elektrike është rrëzuar dhe ka zënë poshtë dy makina.

Një punëtor ka rënë nga lartësia në një pallat në ndërtim dhe ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në kryeqyt

Policia e Kamzës ka marrë një telefonatë këtë mesditë, ku është denoncuar për marrjen peng të një personi.

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 361 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtë

Një makinë me drejtuar K.V. ka aksidentuar sot një punonjëse të policisë rrugore.

Policia e Shtetit njofton se janë ekstraduar nga Gjermania dhe Kosova drejt vendit tonë, 2 persona si dhe drejt Kosovës një tjetër.