Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, cilat janë provat kundër Talo Çelës dhe pistat e hetimit

04/07/2020 - 11:52

Jo vetëm dëshmia e të penduarit të drejtësisë Klevis Alla, por edhe provat shkencore të siguruara nga grupi hetimor e bëjnë Talo Çelën, person përgjegjës për vrasjen e 2 vëllezërve Haxhia.

Burimet bëjnë të ditur se në makinën që dyshohet se u përdor në atentat, janë gjetur gjurmë të të riut nga Elbasani.

Provë tjetër që e implikon  atë, janë gjurmët e gjetura në një nga armët e zjarrit që u gjetën pak pas ngjarjes në një kanal mes Shkozetit dhe Nishtullës. Atë kohë policia sekuestroi 12 aparate celularë.

Nga analizimi i qelizave telefonike dhe nga zbërthimi i telefonatave të bëra në atë zonë rezulton të këtë pasur shkëmbime informacionesh mes Talo Çelës dhe bashkëpunëtorëve te tjerë.

Një tjetër person që del nga hetimet e deritanishme është edhe Nuredin Dumani. Prokuroria ka dyshime të arsyeshme që ai ka bashkëpunuar me Çelën, por nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë. Një nga pistat e hetimit është ndarja e parave të grabitura në Rinas më 9 prill 2019. Por kjo nuk është e vetmja pistë e Policisë dhe Prokurorisë.

Vëllezërit Haxhia duket të kenë pasur lidhje të mëhershme me grupet kriminale që operojnë në Durrës dhe Elbasan. Pistat e hetimit janë shtrirë në fusha më të gjera, ndaj çështja pritet të kalojë nga Prokuroria e Durrësit në atë të SPAK.

Zbardhja e kësaj ngjarjeje pritet të hedhë dritë mbi një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në vend gjatë këtij viti, përfshirë edhe atë të rrëmbimit të Jan Prengës. Vija kriminale Vlorë- Elbasan- Durrës, vetëm sa është rizgjuar. Grupet hetimore dhe prokuroritë po i bashkëngjisin këto ngjarje me njëra tjetrën, për të gjetur atë që dyshojnë, pikë të përbashkët.

/Klan Plus

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur duke transportuar 34 shtetas sirianë, për të kaluar ku

Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i autorit të masakrës së Lushnjes, Orgest Bilbili.

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Mësohet se viktima ishte roje në një pallat në ndërtim.

Një i ri nga Tirana ka përfunduar në pranga pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim dy ditë më parë pasi kanosi dy zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdeti

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ishte dënuar për vjedhje dhe gjykata i kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por adoleshenti nga Durrësi, nuk ka hequr dorë nga

Aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Manzë, ku ka ndërruar jetë një 58-vjeçare që po kalonte rrugën në këmb