Vrau dhe varrosi të bijën, sulmohet në qeli Aleko Petro

11/01/2019 - 11:14

Aleko Petro është dhunuar në qeli nga të burgosurit e tjerë. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos, ku 52-vjeçari është dërguar aty pasi gjykata greke e la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve. Të burgosurit e kanë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, duke e sulmuar për vrasjen e vajzës së tij, Anxhelina Petro.

Lajmi është bërë i ditur nga Vasilis Noulezas, avokati i 52-vjeçarit shqiptar, i cili ka deklaruar se pas kësaj ngjarjeje, Aleko Petro është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Sipas avokatit, 52-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike. Ai tregon se Aleko i kishte rrëfyer që ka frikë për jetën e tij. Shqiptari ka thënë se u sulmua egërsisht dhe ka kërkuar që të transferohet në burgun e Grevenas.

Aleko dhunoi për vdekje më 2 janar vajzën e tij Anxhelina Petro, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me  një emigrant afgan. 52-vjeçari ka kërkuar gjithashtu që të varet në shesh publik dhe dënimi i tij të shërbejë si shembull.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasditen e kësaj të mërkure një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën, ku një pronar bujtine në Theth, u ekzekutuan në automjetin e tij me br

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur me thikë një i ri.

Islam Myrtaj vrau tri ditë më parë më parë shtetasin Haxhi Baçinozi, pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Vetëdorëzohet në polici, autori i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi. Sipas policisë, "autori i dyshuar, shtetasi I.

Pasditen e sotme u vra biznesmeni Nard Polia, i njohur si ‘Nardi i Bujtinave’.

Policia e Shtetit ka arrestuar 10 persona në Vlorë. Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit ‘Petruna’.

Policia kufitare Delta Forcë dhe Drejtoria e qarkut Vlorë në një aksion të përbashkët kanë kapur rreth 300 kg kanabis në gjirin e quajtur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Grudë, në Shkodër, ku është vrarë me armë zjarri një person.

Nga Italia, ku ndodhet me punë, Dervis Arapi ka thyer heshtjen duke mohuar akuzat e Policisë se ka vrarë 26-vjeçarin Jurgen Kurti.

Një 75-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Anëvjosë të Memaliajt gjatë ditës së sotme.