Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Tajar Kazanxhiun, i cili më 18 gusht vrau gruan me sqepar.

55-vjeçari ka thënë se i kërkon falje fëmijëve për krimin që kishte kryer.

Nuk di pse e kam bërë, i kërkoj falje fëmijëve”, është shprehur ai para gjyqtares që dha masën e sigurisë.

Krimi i rëndë në familje u shënua rreth orës 18:15 të pasdites së të premtes (18 gusht 2017) në fshatin Plug të Lushnjes. 

Natasha Kazanxhiu 51 vjeçe humbi jetën në spital disa orë më pas, ndërsa bashkëshorti Tajar Kazanxhiu 55 vjeç kishte shkuar në polici për të denoncuar krimin që kishte kryer në banesë.