Zbardhet ngjarja, 28-vjeçari dhunonte nusen, i hodhi granatë edhe shtëpisë së vjehrrit

07/12/2019 - 10:29

I dhunonte vajzën, por edhe pse kishte një urdhër mbrojtjeje, një person nga Mirdita nuk u ndal dhe i hodhi edhe granatë vjehrrit të tij në Lezhë.

Policia e Lezhës raportoi të shtunën se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë ofensive, por nuk ka shpërthyer.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin  P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit  Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të RENEA-s, të cilët kanë bërë shpërthimin e  kontrolluar të granatës.

Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë  bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” "Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”, njofton policia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy vajza kanë mbetur të plagosura gjatë një aksidenti rrugor në rrugën e Rinasit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Peqin, ku dy motora janë përplasur "kokë më kokë" me njëri-tjetrin.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Memaliaj.

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronarin e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kun

Një 30-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese në Santhià (Vercelli, Itali), ku ai ishte futur së bashku me n

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, nga strukturat e Ko

Policia ka arrestuar 28-vjeçarin Majkëll Mara nga Korça, i cili shfrytëzonte për prostitucion dhe shpërndarje lëndësh narkotike, të paktë

Një i ri nga Durrësi ka aksidentuar me mjetin e tij “Fiat Punto” një këmbësore dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit duke mo

Një konflikt për motive të dobëta është regjistruar në një pikë karburanti në Durrës, në lagjen nr. 17/1.