Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal për tre persona të cilët akuzohen për zjarrvënie me qëllim apo nga pakujdesia në pyje dhe kullota.

Nga blutë e qytetit verior mësohet se ka filuar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:

S.T, dhe A.S, 17 dhe 16 vjeç, banues në Burrel (autorë të dyshuar të zjarrit në zonën e Kongrazhdit, njësia Administrative Komsi, Mat)

Këta persona në zonën e Kongrazhdit, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, nga pakujdesia duke djegur ferra e mbeturina, zjarri ka dalë nga kontrolli si pasojë e erës së fortë duke përfshirë dhe djegur sipërfaqje të konsiderueshme pyjore.

Gjithashtu po në kuadër të masave parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasin H.Z, 43 vjeç, banues në  Bulqizë (autor i dyshuar i zjarrit pranë aksit nacional Fushë-Bulqizë). 

Ky shtetas nga pakujdesia duke djegur mbeturinat në fund të kopështit të tij, zjarri ka dalë nga kontrolli nga era duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të pyllit anës rrugës nacionale Fushë Bulqizë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, e Mat, për veprat  penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”; "Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve".

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët dhe sidomos për blektorët, që të tregojnë kujdes për mos shkaktuar zjarrvënie  në pyje dhe kullota, si dhe të marrin masa të plota edhe në ato raste kur kryejnë pastrime me djegie  në tokën e tyre buqësore apo në territorin e banesave të tyre.