DURRËS, 30 nëntor 2013 – Thënia e famshme frëngjishtshershe lakam – cherchez la femme – kërkoni femrën – “e përkthyer” te filmi “Kapedani” si “sebepi i sherrit është femra”, mund të vërtetohet nga konflikti, ku personazhe janë një e mitur dhe një adoleshent. Burime nga drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit bëjnë të ditur se blutë e Krujës kanë arrestuar 19-vjeçarin Dorian B., i cili kërcënoi me armë 16-vjeçarin Altin V. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil të Krujës, mbrëmjen e 29 nëntorit 2013 rreth orës 18 e 30. Mësohet se Dorian B. ka shkuar në banesën e Altin V. dhe e ka kërcënuar me jetë, për shkak se i adoleshenti kishte ngacmuar motrën 13 vjeçe të Dorianit. Menjëherë pas kërcënimit familja e Altinit ka lajmëruar organet e rendit, që kanë arrestuar autorin dhe kanë sekuestruar një pushkë.

/ agjencia e lajmeve “Dyrrah”/