Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (15 Janar).
I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.
Më pas, kryebashkiaku i Kolonjës iu drejtua godinës së Prokurorisë së Posaçme.
Kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët për një kallëzim.