Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila u la jashtë Kryesisë së PL-së, tha për mediat, para nisjes së Koventës së PL, se nuk do të krijojë një fraksion të ri brenda kësaj force politike.

Ajo tha se ‘fraksionin nuk e bën për show. Kryemadhi u shpreh se është gladiatore me taka, nuk ka turp as nga takat dhe as të vishet si grua, sepse, siç tha ajo, është grua. Ajo shtoi se beteja e saj ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja.

“Nuk besoj tek fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për të bërë për show, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Kryemadhi ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja”, tha Kryemadhi.