Në mbledhjen e përbashkët të grupeve parlamentare PD-LSI, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli sot për një opozitë të fortë pa kthim pas, të mbështetur nga shqiptarët.

Kryemadhi deklaroi se 27 janari ishte fillimi i një rruge që nuk ka kthim pas, i një beteje me narko-shtetin.

"Bashkëpunimin tonë ta shtrijmë edhe në nivel lokal. Denoncimi nuk duhet ndalur. Rakordimi jo vetëm me strukturat por edhe me qytetarët një nga pikat kyçe. Ne mendojmë që nuk ka më kthim pas në rrugën tonë. Mitingu i 27 janarit fillimi i një rruge që nuk ka më kthim pas. Aty ka nisur beteja jonë me qeverinë e Edi Ramës, narko-shtetit. Ajo qeveri e krimit nuk mund të mbajë më peng shqiptarët. Forca jonë nuk jemi ne këtu por ata qindra e mijëra, 1 milion shqiptarë dhe ata 1 milion që duan të kthehen dhe t’i japin dermën Edi Ramës. Rama është gjeneratori që mban me energji krimin e organizuar."