Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar pritet që ditën e nesërme të betohen te Presidenti Ilir Meta.

Mediat shkruajnë se ceremonia e betimit do të mbahet në orën 11:00 të së shtunës.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të premte kabinetin e ri dhe programin qeverisës Rama 3 me 77 vota pro dhe 53 kundër.

Ndërkohë, më herët gjatë kësaj jave Presidenti Ilir Meta dekretoi kryeministrin Rama dhe ministrat e propozuar prej tij.