Kryeministri Edi Rama më 5 prill, i uroi ditëlindjen kantautorit Elton Deda përmes një dhurate. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot për 57- vjetorin e  këngëtares së njohur Irma Libohova. Mesa duket kryeministri e ka kthyer në traditë këtë mënyrë urimi. 

Irma Libohoha e ka postuar në Instagram dhuratën e kryeministrit duke e shoqëruar me fjalët: 

'Faleminderit, Kryeministrit të vendit tim Edi Rama, për këtë dhuratë surprizë', 'E vlerësoj sinqerisht!'