Punimet për tunelin e Llogarasë po shkojnë drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri i punës në këtë tunel, ku po vijon puna për finalizimin e tij.

Tuneli i Llogarasë, që të çon drejt plazheve magjëpsëse të Jugut të Shqipërisë, do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit.

Kjo vepër infrastrukturore pritet të hapet në fund të muajit qershor.

Siç ka bërë me dije disa ditë më parë zv.kryeministrja Belinda Balluku, këtë vit kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë pa pagesë, ndërsa pas vitit 2025 do të nisë tarifimi për qarkullimin e automjeteve.