Kryeministri Edi Rama ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një postim në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes Kosovë”, shkroi kreu i qeverisë, krahas një emoji shqiponje, shoqëruar me një imazh të flamurit të Kosovës.

Kreu i qeverisë uroi Pavarësinë duke u shprehur “mbarësi gjithmonë”.

“MIRËMËNGJES KOSOVË 

Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, shkruan Rama.