Partizani është shpallur kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2022-2023.

Të kuqtë fituan në ndeshjen e fundit përballë Teutës me rezultatin 2-0, me gola të Rrapajt dhe Carës.

Ndërkohë, Tirana që e mbyll e dyta, fitoi 2-1 me Erzenin, me një gol të minutës së fundit nga Abazaj.

Kështu, Partizani e mbyll sezonin në vendin e parë me 67 pikë, njëlloj sa Tirana, por me një bilanc negativ në përballjet direkte.

Ndërkohë, Kastrioti dhe Bylisi do i thonë lamtumirë Superligës dhe nga Kategoria e Parë vijnë Skënderbeu dhe Dinamo.