Papa Françesku do të zhvillojë javën e ardhshme një takim historik me Patriarkun Kiril, kreun e kishës ortodokse ruse. Takimi do të zhvillohet në Aeroportin Ndërkombëtar “Jose Marti” të Havanës, në Kubë. Papa Françesku do të ndalojë në kryeqytetin kuban, në pritje të vijimit të udhëtimit të tij për në Meksikë. Pikërisht aty ai do të takohet me Patriarkun Kiril, ku, sipas asaj që është njoftuar, do të diskutohet për “persekutimin e të krishterëve në mbarë botën.” Në përfundim të takimit pritet edhe nënshkrimi i një deklarate të përbashkët. Ky është takimi i parë mes krerëve të dy rrymave të mëdha të krishtërimit, asaj perëndimore dhe lindore, që prej ndarjes së tyre para afro 1000 vjetëve.
Kubë, takohen Perëndimi me Lindjen, Papa Françesku me Patriarkun Kiril
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Deklaroi se do të donte të kryente marrëdhënie seksuale me këngëtaren e famshme Kylie Minogue, kryeministri i Australisë kërkon falje publike
Nis sot regjistrimi në e-Albania për klasat 1&10, afati i fundit deri më 31 korrik
Çështja Balogun, ‘Bild’ zbulon detaje të tjera: Ministra, avokatë e drejtues, pas vendimit të FIFA
Ghalibaf: Irani nuk ka paqe me SHBA-në dhe nuk do ta njohë Izraelin





