Kompanitë kanë të drejtë të monitorojnë mesazhet private të punonjësve të tyre në internet. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka dhënë të drejtë punëdhënësve të mund të lexojnë mesazhet private të punonjësve të tyre të dërguara nëpërmjet software­ve dhe llogarive në internet, gjatë orarit të punës.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) ka vendosur në favor të një kompanie e cila kishte lexuar bisedat private në Yahoo Messenger të një punonjësi që ai kishte dërguar gjatë orarit të punës.