Një 46- vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Krujës nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Specialistët për krimet, gjatë ditës së djeshme kanë bërë të mundur sekuestrimin e  1 300 bimëve narkotike dhe 5 kg kanabis sativa. Ata kanë identifikuar si autor dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin S.Gj, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Borizanë dhe Derven, Krujë,  u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 1 300 bimë narkotike, të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Një pjesë e bimëve narkotike u gjetën në tokën në pronësi të shtetasit të mësipërm.

Githashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S.Gj. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5  kg lëndë narkotike  e dyshuar e llojit kanabis.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe”Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenet 283 dhe 284  të Kodit Penal.