Arjeta Dhima, ventrilokuistja e parë shqiptare befason Amerikën

24/07/2019 - 10:10

 Ajo është ventrilokuistja e parë në Shqipëri. Në fakt, në të gjithë globin janë shumë pak ventrilokë që kanë aftësinë të ushtrojnë këtë art, që është po aq i lashtë sa dhe Greqia Antike. Artistja që e do fort punën e saj është jo vetëm profesioniste në atë që bën, por dhe mjaft e zonja të kryejë njëherazi një sërë aktivitetesh.

Kur flitet për ventrilokuizmin shumica e njerëzve thonë me bindje se aftësia për ta praktikuar atë është e lindur. Në fakt, Arjeta është shembulli që tregon se gjithçka arrihet me vullnet e duke punuar natyrisht. Për ata që nuk e dinë çfarë është arti që Dhima zotëron më së miri po shpjegojmë termin.

“Ventrilokuizëm” do të thotë të flasësh me bark, pa lëvizur aspak buzët, dhe fjalët të jenë të qarta si një e folur normale. Suksesi i Arjetës i ka kaluar kufijtë, për t’u spikatur dhe vlerësuar në Amerikë. Ajo ka qenë e ftuar në konferencën e përvitshme që u zhvilluar në Kentucky në SHBA me ventrilokët e gjithë botës, ku dhe ka performuar me tre kukullat e saj. Risitë kanë qenë të mëdha e në tërësi Dhima gjithçka e quan të mrekullueshme, mirëpo ne do të veçojmë performancën e saj në anglisht, ku Xha Teli mesa duket e ka pasur më të vështirë nga të gjithë. Ai dinte të thoshte vetëm një fjali.

Për “Gazeta shqiptare” Arjeta Dhima tregon përjetimet e performancës e konferencës në tërësi, se çfarë do presim kur të kthehet në Shqipëri e detaje të tjera. Mesa duket shumë shpejtë artistja ka përgatitur një surprizë për të gjithë.

Çfarë aktiviteti është ky?
Është konferenca e vetme e ventrilokuistëve të të gjithë botës, e cila zhvillohet çdo vit në Kentucky, USA. Pjesëmarrja është fantastike, sepse mëson nga profesionistët me nga 45 vite karrierë në ventrilokuizëm. Ishte fat që unë dhe kukullat e mia të dashura Sindi dhe Xha Teli të ishim pjesë e një eventi të tillë.

Si u ndjeve atje?
Ndjenjat nuk përshkruhen lehtë, por mund të them se ishte një emocion i veçantë, pasi duhet të performoja dhe mbi të gjitha performoja në ventrilokuizëm në anglisht.
Më të vështirë e pati Xha Teli, i cili dinte të thoshte vetëm një fjali.

Risitë që sjell aktiviteti?
Në konferenca të tilla ti duhet të shkosh me pritshmëri, të cilat mund ti zhvillosh pasi të kthehesh. E para mëson nga njerëz që kanë një jetë që zhvillojnë dhe praktikojnë këtë art. Ke mundësi të ndash eksperiencat dhe vështirësitë e ventrilokuizmit. Të shikosh mundësinë se si të shtosh vlerë te vetja dhe tek të tjerët Për mua e gjitha ishte një risi e mrekullueshme. Unë dhe kukullat takuam miq dhe mikesha të reja nga vende të ndryshme të botës.

Çfarë do presim kur të kthehesh në Shqipëri?
Kjo është pyetje 100000$. (qesh)
Është herët për të ekspozuar dhe bërë publike planet. (Le të shpresojmë që do te kemi shumë gallatë së shpejti)

Disa nga personalitetet më në zë të ventrilokuizmit?
Aaaa janë pafund. Amerika e ka shumë të zhvilluar ventrilokuizmin. Një nga talentet e momentit është Darcy Lin. Më tej përmend: Darcy Lynne, Jeff Dunham
Paul Zerdin, Nina Conti, Tarry Fator etj.

/Gazeta Shqiptare/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

17-vjeçarja Hajrie Dedej, ka prezantuar gjatë këtyre ditëve, ekspozitën e saj të parë.

Mbrëmjen e kësaj të premteje në Durrës do të organizohet një koncert me muzikë tradicionale Bretone.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar ka fituar çmimin "Pak Kyongni" për vitin 2019.

Nga Gëzim Kabashi

Liliana Çika është rikthyer këto ditë në Durrës me një ekspozitë të pazakontë.

Aktori Hysen Bashhysa feston sot 72-vjetorin e lindjes. Ceni, siç e thërrasin thuajse të gjithë lindi më 16 shtator 1947 në Durrës.

Atmosferë festive të jashtëzakonshme ka krijuar në amfiteatrin e Durrësit aktiviteti muzikor Karaoke i organizuar nga Bashkia e qytetit d

Më 12 shtator 2019, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit u hap ekspozita “Art 2019” e piktores, skulptores dhe restaurueses së njohur Lilian

Mbrëmjen e kaluar në prani të mjaft artdashësve të kinemasë, në arenën e Amfiteatrit antik të Durrësit u shfaq filmi italian “Un paese qu

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës njofton se mbrëmjen e sotme, 11 shtator 2019, është nata e fundit e projektit të përbashkë