Nga një ish-matematicien, në diplomat, përfaqësues i Shqipërisë në NATO. Më pas shfaqet si shkrimtar, i cili mbresat e tij jetësore i sjell në formën e poezive për artdashësit. Shkrimtari Astrit Gjunkshi është paraqitur para lexuesit durrsak me librin e tij me poezi “Shpirti rri zgjuar”.

Në ceremoninë e promovimit kanë marrë pjesë shkrimtarë e intelektualë të Durrësit, të cilët kanë vlerësuar poezinë e Gjunkshit. 

Regjisori i TVSH-së, Aqif Ademi, që mori pjesë në këtë promovim, ka folur mbi vlerat e reja që sjell ne këtë periudhë poezia e autorit Astrit Gjunkshi në librin “Shpirti rri zgjuar”.

Të pranishmit kanë nënvizuar vlerat e poezive të Gjunkshit, si për veprat e tanishme ashtu dhe për sjelljen e vlerave madhore nepërmjet përkthimeve të librave mbi Ajzenhaurin dhe Kolin Pauell.  

Libri poetik “Shpirti rri zgjuar” është libri i dytë me poezi që vjen pas vëllimit “Botët brenda shpirtit tim”, të botuar një vit më parë. 

Shkrimtari Gjunkshi flet për rrugëtimin e tij jetësor dhe artistik duke filluar si matematicien, diplomat ne NATO dhe së fundmi shkrimtar. Ai ka botuar në këtë periudhë 7 libra.

Gjunkshi ka projekte të reja në fushën e krijimtarisë artistike. Tashmë është duke punuar mbi nje roman, nëpërmjet të cilit synon që të sjellë një konceptim të ri të prozës bashkëkohore.

K.H.