Çelet në UAMD ekspozita "Në gjurmët e Gjergj Kastriot – Skënderbeut" (VIDEO)

17/01/2018 - 16:39

Më datë 17 janar 2018, u çel në ambientet e bibliotekës së Kampusit të Ri të UAMD-së, Ekspozita ‘Në gjurmët e Gjergj Kastriot - Skënderbeut’. Ndryshe nga ekspozitat e mëparshme, këtë herë UAMD kishte menduar diçka më konceptuale, më interaktive dhe sigurisht më grishëse.

Ekspozita ishte konceptuar në dy anët e një prej ambienteve të bibliotekës, ku në njërën anë qëndronte një instalacion, i cili ishte konceptuar nga një tel i zakonshëm, ku gratë ndejnë rrobat çdo ditë, dhe veshje ‘të varura jo rastësisht në telin e ‘galerisë’.

Në secilën prej veshjeve, ishte stampuar një nga shprehjet e heroit tonë, që i ka përdorur për të udhëhequr betejat apo si mjet komunikimi. E duke ngritur një paralelizëm me studentët – mësuesit e ardhshëm të fëmijëve tanë, të udhëhequr nga fryma e punës, e respektit dhe dashurisë, të çojnë përpara vlerat e veta individuale, e të gjithë së bashku të udhëheqim një shoqëri më të mirë e të denjë.’ Studentët vishnin bluzën, mesazhi i së cilës u vinte më për shtat.

Pjesa tjetër e ekspozitës, prezantonte imazhe të stampuara të lokalizimeve të ndryshme, ku Gjergj Kastriot Skëndërbeu ka lënë gjurmë. Në Dibër kemi vendin e lindjes, në Krujë betejat e fituara, në Ardenicë – kurorëzimin e martesës, në Lezhë – varrin e tij e kështu me rradhë. Secila nga imazhet ilustrohej nga grupet e vogla të studentëve, të cilët nuk ngurronin të shprehin kënaqësinë që fituan nga kjo eksperiencë.

Mesazhi është i thjeshtë për t’u kuptuar, përcjellja e “gjurmëve” të Skënderbeut nga e shkuara drejt së ardhmes. Dhe në fakt, ky është dedikim për të, për mësuesit dhe edukatorin e ardhshëm, i cili realizon përcjelljen e gjurmëve dhe komunikimit në breza. Dhe kjo ekspozitë është një ftesë për të kuptuar këtë dedikim.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shfaqja teatrore “Tri gra dhe Misugi” me regji nga Suela Bako për dy netë me radhë u ndoq me shumë kureshtje nga publiku durrsak në skenë

Ka startuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës edicioni i katërt i këngëve korale, një festival i cili angazhon masivisht fëmijët

Që në fillim të vështrimit tim, lidhur me këtë libër mjaft të rëndësishëm, më duhet të them se autorja Gladiola Jorbus (Busulla) është re

Namatisja” - libri fluturak i durrsakes Gladiola Jorbus (Busulla), i ngjizur në Shqipëri dhe botuar në Boros t

Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është nderuar këto dit

Relikti i një anijeje që i përket periudhës postmedioevale ka dalë në dritë ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit.

Kendi i BE, pjesë e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, projekt ky që financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Q

Artisti Arben Kristani ka ardhur me ekspozitën e tij të 9-të “Artefakte”, në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

61 nxënës të ekselencës në Durrës, fitues të olimpiadave të ndryshme brenda e jashtë vendit, janë shpërblyer nga bashkia e Durrësit.