Dëmtohet forumi mesjetar në qendër të Durrësit (VIDEO)

02/12/2017 - 19:00

Jo vetëm dëme në banesa e toka bujqësore por edhe në objektet arkeologjike ka shkaktuar pasoja situata e reshjeve këtë fillim dimri.

Një prej tyre është forumi mesjetar në qendër të Durrësit, muri mbajtës i të cilit ka shkarje dherash. Në pjesën e sipërme të forumit mesjetar që i përket shekujve të 5 e të 6-të, nga krahu i rrugës së gjykatës janë vënë re shkarje dherash. Muri i sipërm ka çeduar, ndërsa nuk është marrë asnjë masë pas situatës e cila mund të agravojë.

Ermir Asllani, një ish-mësues prej 42 vjetësh, anëtar i forumit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Durrës, tha se forumi nuk është mirëmbajtur, përkundrazi është dëmtuar nga mungesa e vëmendjes dhe investimeve.

Forumi rrethor është një tjetër vlerë e qytetit, i vetmi monument publik i periudhës së Antikitetit të vonë. Ai është zbuluar diku në mes të viteve ’80, teksa u shemb shkolla që ngrihej në këtë vend, e ku më pas do të ndërtohej një pallat. Gjithçka u ndalua për të ruajtur forumin rrethor. Edhe termat romakë të ruajtura nga koha e komunizmit, sot dergjen pa elementin më minimal, që do t’i bënte realisht të vizitueshme: ndriçimin e pastrimin e plotë të tyre.

Qyteti i Durrësit, ka katër pikat më të rëndësishme monumetale që i ruan që përpara viteve ’90: Amfiteatrin, Forumin rrethor, termat dhe murin rrethues. Qyteti i Durrësit, Dyrrahu apo Epidamnus siç quhej në fillesat e tij, është një ndër qendrat më të lashta dhe më të rëndësishme në Shqipëri. Thonë se kudo të gërmosh në qytetin bregdetar, nxjerrin kryet gjurmët e antikitetit, të cilat të kredhin thellë në historinë e tij.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Holanda fitoi festivalin Eurovision 2019, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 18-të.

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi ka performuar e dyta këtë të shtunë në natën finale të Eurovision.

Jonida Maliqi ka përfunduar me sukses performancën në Tel Aviv dhe është kualifikuar në finalen e Eurovision 2019.

Këngëtarja Jonida Maliqi rrëqethi të gjithë skenën e Tel Aviv me performancën e saj.

Është mbyllur nata e parë gjysmëfinaliste e Eurovizionin në Tel Aviv dhe në fund të janë janë zbuluar dhe 10 shtetet e para finaliste.

Sot ka ditëlindjen kompozitori me origjine armene, miku im, Haig Zacharian. Ai u lind më 8. 05. 1952 në Durrës.

Në galerinë e arteve pamore "Nikolet Vasia" është çelur ekspozita "Art Pasion".

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka vizituar ditën e hënë Muzeun Arkeologjik të Durrësit.