Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, në bashkëpunim me UAMD fton të rinj studentë apo të diplomuar (edhe në Universitete të tjera), për të shërbyer si vullnetarë në Muzeun Arkeologjik dhe në zonën muzeale të Durrësit gjatë muajve qershor – shtator, e cila përkon me periudhën e pikut turistik.

Të rinjtë që do të aplikojnë do t’ i nënshtrohen një procesi përzgjedhjeje dhe më pas do të trajnohen.

Në fund të shërbimit vullnetar t​ë rinjtë do të pajisen me një çertifikatë të posaçme.

Procesi i aplikimit do të zhvillohet nga data 1-15 Prill. Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

1) CV e aplikantit.

2) Letër motivimi

3) Vërtetim nga Universiteti (vertetetim i thjeshte qe jane studente)

Dokumentet do të dërgohen në adresën drkkdurrë[email protected]

Në fund të procesit të përzgjedhjes do të shpallet në faqen zyrtare të DRKK Durrës dhe të UAMD lista e studentëve fitues dhe do të njoftohen datat e sakta të trajnimit."