Prej disa kohësh, drejtoria rajonale e Kulturës Kombëtare në Durrës ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese “Edukimi përmes kulturës”.

Në kuadër të kësaj fushate, që ka synim të përçojë tek nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme programin edukues “Trashëgimia si proces kulturor e shoqëror”, DRKKD është ndalur sot në shkollën e mesme “Leonik Tomeo” në Durrës.

Ky institucion arsimor është njëra nga 5 shkollat që janë bërë pjesë e këtij programi.

“Sot u zhvillua takimi ynë i radhës me të rinjtë e kësaj shkolle, ku u diskutua në mënyrë kritike për aspekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore dhe rëndësinë e saj për komunitetin, të cilit i përket. Një shkëmbim intensiv idesh në funksion të krijimit të trashëgimisë nga vetë të rinjtë u zhvillua në takimin e sotëm”,– shkruhet në njoftimin e DRKKD-së.