Durrës, trio instrumentale “Ad Libitum” në Festivalin e 14-të të Muzikës së Dhomës

10/07/2019 - 10:37

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Durrës 2019” ka prezantuar në mbrëmjen e tretë të tij Trion “Ad Libitum” nga Maqedonia e Veriut.

Pas interpretimeve të “Minguet Quartet” nga Gjermania dhe “Piano Kuartet” nga Universiteti i Arteve Tiranë në dy mbrëmjet e para të këtij edicioni, instrumentistët nga vendi fqinj sollën në mjediset e Muzeut arkeologjik të qytetit bregdetar vepra nga autorë vendas dhe të huaj.

Silvana Chuleva Atanasova në flaut dhe Lazar Sokolov në klarinetë e saksofon alt nën shoqërimin e pianistes Emilja Kabranova Filipova, në pjesën e parë të programit kishin zgjedhur pjesë nga autorët Artan Hasani (1981 - ), Kokan Dimushevski (1958- ) nga Maqedonia e veriut dhe Anze Rozman (1989 - ) nga Sllovenia.

Në veprën “Labyrinth” të autorit kosovar Artan Hasani ndjeheshin ritmet e folklorit shqiptar, çka i dha Trios instrumentale duatrtrokitje të merituara.

Megjithëse një ansambël me vetëm katër vite përvojë artistët nga Maqedonia luajtën me sukses edhe pjesët “Tango Preparense” nga Astor Piazzolla (1921 – 1992), “Jeux d’eau” nga Maurice Ravel  (1875 – 1937) dhe Trion nr.1 për flaut, piano dhe saksofon alt nga Russel Peterson.

Në edicionin e 14-të të Festivalit të muzikës së dhomës që organizohet në Durrës nga violinistja Nevila Kalaja do të interpretojnë në katër koncerte të tjerë edhe instrumentistë nga Spanja, Italia, Austria dhe Shqipëria.

G.K.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, bën një denoncim publik mbi restaurimin e kalave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nga

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare këngëtari i njohur dibran, Qerim Sula.

Artisti i madh durrsak, Haxhi Rama feston sot 77-vjetorin e lindjes.

Vazhdon puna për zbatimin e projektit për restaurimin e pjesëve të dëmtuara të murit të kalasë së Durrësit.

Aktorja e mirënjohur durrsake, Aishe Stari feston sot ditëlindjen e saj.

Artisja e njohur shkodrane Rita Ndoci cila jeton prej vitesh në emigracion, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për shembjen e Te

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore del në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se mund të restaurohet me sukses.

Ka nisur puna për pastrimin e pjesëve të murit të Kalasë së Durrësit që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në vitin 2017, nga sheshi para portit të Durrësit u larguan shtatë skulptura parku, të cilat i hapën rrugë zbatimit të projektit që morri

Ashtu si çdo gjë po ndodh online kohët e fundit për shkak të koronavirusit, e njëjta ka ndodhur edhe me Eurovizionin.