"Durrësi meriton shumë, shumë!" Restauruesi i njohur reagon pas "harresës" së Ministrisë së Kulturës

13/02/2020 - 20:01

Gazetari i njohur nga Durrësi, Thanas Mustaqi, “shigjetoi”, pasditen e sotme Ministrinë e Kulturës për harresën (me apo pa dashje) për vendndodhjet e Trashëgimisë Kulturore të qytetit bregdetar.  

Pas shkrimit kritik të Mustaqit, që i bënte apel ministres Elva Margariti të ndreqë këtë gafë, madje edhe të ndëshkojë vartësit dhe të kërkojë ndjesë publike, ka reaguar edhe restauruesi i shquar, me famë ndërkombëtare, profesori Frederik Stamati.

Stamati, që e njeh Durrësin më mirë se kushdo, pasi ka rimëkëmbur thesare të tij, ka komentuar në postimin e Mustaqit duke i kujtuar Ministrisë se “Durrësi meriton shumë, shumë.”   

“Durrësi meriton shumë, shumë. Boll amfiteatri, që është me vlera botërore” – shkruan Stamati në komentin e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

20 nxënës të degës së kitarës do të luajnë nesër pjesë të ndryshme të muzikës klasike, baroke, romantike, kontemporane në pallatin e kult

Këtë të diel më 23 shkurt, ora 18:00, te pallati i sportit “Ramazan Njala” do të mbahet eventi i “Miss & Mister Durrësi 2020”, një sp

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër, regjisori shqiptar Pluton Vasi, ka fituar çmimin si “Regjisori më i mirë”.

Shumë simbole në gjithë botën flasin për dashurinë, por në Jug të Shqipërisë një qytet antik është “Qytet i Dashurisë”.

Aktori Xhevdet Ferri dhe regjisori Artan Minarolli janë përkujtuar në një mbrëmje homazh në Durrës në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku u s

Gazetari i njohur Thanas Mustaqi, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar për atë që ai e konsideron si shpërfillje të Durrësit nga

Europe House në bashkëpunim me Bashkinë Durres- këndin e BE-së, organizon shfaqjen e filmit "DELEGACIONI" në pallatin e kulturës “Aleksan

Dy artiste të reja, nxënëse në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit u prezantuan këto ditë para artdashësve në një koncert të pë