Eneda Tarifa fituese e “Kënga Magjike”, publiku thërret në kor emrin e Fifit

08/12/2019 - 08:21

Eneda Tarifa ka rrëmbyer çmimin e madh të edicionit të 21 të Këndës Magjike, me këngën “Ma zgjat dorën”. Me një tekst mjaft prekës, dedikuar tragjedisë së 26 nëntorit, Eneda Tarifa triumfoi me çmimin e parë, ndërsa në mesazhin e saj, kujtoi se festivali i dedikohet shtëpive të rrënuara nga tërmeti katastrofik.

“Ju falenderoj nga zemra për të gjithë suportin e vazhdueshëm që i keni bërë këngës, suportin profesional, suportin rastësor që ndodhi për atë që ndodhi. Mos harrojmë që jemi për një mision, mos harrojmë që ky festival i dedikohet shtëpive të rrënuara prej tërmetit dhe neve të gjithë bashkë keni bërë të pamundurën që të ndërtojmë qoftë edhe një shtëpi, sepse kjo është mundësia jonë si artistë. Prandaj një duartrokitje të gjithë artistëve të mrekullueshëm që pranuan në një kohë kaq të vështirë të bëjnë një spektakël të tillë, të bëjnë Këngën Magjike.

Tani unë e kam shumë të vështirë që të flas, sepse jam e mbushur me emocione, por mendoj që duhet t’i bëj dy falenderime. Falenderimi i parë dhe shumë i rëndësishëm shkon për një dorë të mrekullueshme muzikore që e gëzon gjithë shqiptaria, Flori Mumajesi faleminderit! Falenderimi i dytë është për të gjithë artistët, por mbi të gjitha për balerinët e mi që vijnë enkas për këtë projekt. Dhe sigurisht Ardit Gjebrean”, tha e emocionuar këngëtarja Eneda Tarifa.

Në vendin e dytë u rendit Fifi, e cila mori pikët maksimale nga publiku, mbështetja e të cilit u ndje edhe në sallën e Pallatit të Koncerteve. Teksa i gjithë publiku shpërtheu në duartrokitje, Fifi nuk mbajti dot lotët. Akoma më emocionues për të ishte momenti kur Eneda Tarifa doli në skenë për të marrë kupën, por i gjithë publiku shpërthye në thirrje “Fifi”. Ky moment nuk u shmang dot nga Eneda, e cila mori pranë Fifin dhe tha se do donte që kupën ta ndanin bashkë. Ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisori Pëllumb Kulla rrëfen në emisionin “Kjo Javë”, në News24, takimin me ish-diktatorin Enver Hoxha, teksa familja e tij ishte e per

Teatri Kombëtar ka kujtuar sot 73-vjetorin e aktorit të madh Roland Trebicka, shtatë vite pas ndarjes nga jeta më 6 mars 2013, pas një së

Piktori Arben Kristani ka hapur këto ditë në Durrës ekspozitën e tij të tretë brenda pak vitesh në qytetin bregdetar.

Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të aktorit të famshëm Xhevdet Ferri, ka reaguar edhe teatri i Durrësit "Aleksandër Moisiu".

Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë.

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur shqiptar, Fehmi Hoshafi.

Një mision i ekspertëve italianë do të vijë në Shqipëri për të vlerësuar dëmtimin e trashëgimisë kulturore nga tërmeti i fortë i 26 nënto

“Ka një botë të vogël që është skena dhe një skenë të madhe që është bota”! Sot teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu” feston 67

Ka kaluar pak kohë nga Festivali i RTSH-së, megjithatë polemikat vazhdojnë ende.

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantues/e.