Filmi ‘Nëntori i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina është shpërblyer me çmimin e audiencës në festivalin e filmit në Cyrih.

Çmimin e audiencës e rrëmbeu filmi nga Kosova “Nëntor i ftohtë” në Zurich Film Festival, ku prezent në premierë ishin regjisori Ismet Sijarina dhe producenti e aktori Fatmir Spahiu. 

“Selektimi në konkurencë zyrtare është verifikim për vlerën artistike të filmit, por shperblimi i publikut është ri-verifikim se audienca e gjerë bashkndjenë me rrefimin tonë. Ndjehem i nderuar dhe i falenderoj, të gjithë ata që e pëlqyen dhe votuan filmin tonë. Përjetësisht mirënjohës!”– u shpreh regjisori Sijarina

Ndërsa producenti Spahiu tha që: “Ky çmim është i veçante për shumë arsye, e para është çmimi i parë për filmin, i pari për mua si producent, dhe krejt në fund vjen nga një audiencë e kombinuar Shqiptaro-Zvicerane të cilët në mënyrë të barabart e bashkëndjenë filmin. Faleminderit të gjithëve që votuat.”

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët. 

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika – Jericho, Producent – Fatmir Spahiu e bashkëproducent Arian Krasniqi, Paskal Semini, Valon Bajgora, Regjia Ismet Sijarina.