Forumi i Trashëgimisë: Restaurimi i kalave të dëmtuara, në duart e OJF-ve jokompetente

31/05/2020 - 16:52

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, bën një denoncim publik mbi restaurimin e kalave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nga ana e Organizatave Jo Fitimprurëse. Sipas këtij forumi, këto OJF nuk kanë eksperiencën e duhur si dhe kanë dëshmuar problematika me restaurimet e mëparshme.

“Me të drejtë lind pyetja, përse Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk e ndërmer vetë të gjithë operacionin e restaurimit të këtyre monumenteve përderisa fondet po sigurohen nga ambasadat e huaja si ndihmë për trashëgiminë e Shqipërisë dhe jo për të fuqizuar OJF-të dhe shoqërinë civile?

Përse znj. Dollani që vazhdon të jetë në krye të IMK autorizon një OJF dhe një arkitekte që është kritikuar disa herë publikisht nga specialistët për transformim të monumenteve?

Nëse një institucion publik që ligjërisht duhet të mbrojë dhe të restaurojë monumentet tona ia jep ato OJF-ve si mund të garantojë standartin e kërkuar nga Karta e Venecias të pranuar edhe nga Shqipëria?”, janë disa nga pyetjet që ngre Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

DENONCIMI

KALATE E SHQIPERISE NE DUART E OJF-ve INKOMPETENTE

Pas më shumë se gjashtë muajsh braktisjeje, ditët e fundit ka nisur puna për restaurimin e kullës bizantine që është rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Cuditërisht punimet po kryhen nga organizata jofitimprurëse “CHëB” Albania e arkitektes boshnjake, znj. Lejla Hadxhixh-Pesha, e cila është e njohur në Shqipëri për restaurimin skandaloz të hamamit të Krujës (në foto). Pasi u harxhuan 84 mijë euro për një godinë relativisht modeste në sipërfaqe, monumenti në kalanë e Krujës jo vetëm që humbi cdo vlerë historike, por dhe u përmbyt me shirat e parë që ranë. Hamami i Krujës i shpallur si një kryevepër restaurimi nga Ministrja Kumbaro nuk vizitohet më dhe tashmë është harruar.

Përvec murit të Durrësit, mësohet se Ministria e Kultures dhe Instituti i Monumenteve po i japin për të restauruar kësaj OJF edhe kullën e dëmtuar në kalanë e Krujës si dhe kullën në kalanë e Prezës.

Me të drejtë lind pyetja, përse Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk e ndërmer vetë të gjithë operacionin e restaurimit të këtyre monumenteve përderisa fondet po sigurohen nga ambasadat e huaja si ndihmë për trashëgiminë e Shqipërisë dhe jo për të fuqizuar OJF-të dhe shoqërinë civile?

Përse znj. Dollani që vazhdon të jetë në krye të IMK autorizon një OJF dhe një arkitekte që është kritikuar disa herë publikisht nga specialistët për transformim të monumenteve ?

Nëse një institucion publik që ligjërisht duhet të mbrojë dhe të restaurojë monumentet tona ia jep ato OJF-ve si mund të garantojë standartin e kërkuar nga Karta e Venecias të pranuar edhe nga Shqipëria?

Rasti i hamamit të Krujës apo shtëpitë në Gjirokastër të restauruara nga kjo OFJ tregojnë mjaft qartë se me shiun e parë këtyre OJF-ve u del boja.

Së dyti, znj. Dollani dhe IMK duhet të sqarojnë se cilët specialistë kanë përgatitur këto projekte restaurimi në Durrës dhe në kalatë e tjera të rëndësishme të vendit. Deri tani kemi informacion se projektet janë hartuar nga ekspertë që nuk kanë licensë për monumentet antiko-mesjetare dhe procedurat e ndjekura janë në shkelje të plotë ligjore. Këto pyetje do t’i drejtojmë edhe në rrugë institucionale për të mos lejuar paudhësitë e mëtejshme të “ekspertëve pasticierë” që firmosin për shkatërrimin e monumenteve të trashëgimisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. 

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.

Zyra Vendore Arsimore Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve kanë organizuar konkursin "Pran

Përditshmëria e saj është një frymëzim i madh për të.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për

Një grup artistësh durrsakë kanë hapur këto ditë një ekspozitë të përbashkët në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i valles popullore", Besim Zekthi. Zekthi është ndarë sot nga jeta ditën e sotme, në moshën 84-vjeçare, pas një

Flamur Bala, është një djalë i ri nga Durrësi, që jeta e ka vënë përpara disa vështirësive të forta, por ai e ka gjetur dritën në shpirti