FOTOT/ Skena me pullë të kuqe, njihuni me “dashnorin piktor” që çoi në qiellin e shtatë Olta Dakun

01/03/2020 - 16:25

“Ndonjëherë dita nis kështu për Galaksian dhe Karpetën, kuptohet…”, është ky statusi që aktori Igli Zarka shoqëron foton hot me pullë të kuqe, ndërsa është duke shkëmbyer intimitet me Olta Dakun në skenë teatri. 

Dy protagonistët e dramës së Howard Barke, me regji të Rovena Lules, ka realizuar vërtet skena me pullë të kuqe në “arTurbina”, duke e ftuar publikun t’i ndjekë, por me një njoftim: “Kujdes! Shfaqja nuk është e përshtatshme për moshat nën 16 vjeç!”

Ndërkohë aktori Zarka, i cili shihet në skena intime me Olta Dakun, një tjetër skenë të nxehtë e përshkruan kështu: “‘Galaksia’ (skena nga një ekzekutim). Në art asgjë nuk është ashtu si duket, por mund të pretendosh për gjithçka. Piktura nuk është e pavarur, edhe nëse artisti është i pavarur. Piktura është e prekshme, edhe kur piktori ka humbur…”. 

Duket si një lojë fjalësh, por cili është subjekti i një shfaqjeje të tillë? Igli Zarka është cilësuar nga regjisorja Lule si i duhuri për dramën që tronditi shumë njerëz në Tiranë. Pas shfaqjes “Equus”, me regji të regjisorit boshnjak Dino Mustafiç, artisti që i pari interpretoi nudo në teatër, pas disa projekteve të suksesshme këto tre vjet rikthehet me “Galaksia”, drama e piktores veneciane të 1500-ës.

“Nuk kishte asgjë për t’u menduar, Galaksia do të ishte Olta Daku, sado që isha ende larg konkretizimit të pjesës që rastësisht lexova. Që atëherë, të gjitha diskutimet rreth shfaqjes, si mund të ishte, ku të ndryshonte, ku çalonte, si do të zhvillohej, i kemi bërë bashkë. Përpara fazës së audicioneve kishim hamendjet tona, por pikëpyetjet binin, derisa koha solli Igli Zarkën”, tregoi Lule pas premierës.

Karpeta, dashnori piktor i Galaksias që luhet nga Igli Zarka, është po aq i rëndësishëm për të theksuar vërtetësinë dhe talentin e asaj që adhuronte. Në rolin e tij të dytë të rëndësishëm, pas bujës që bëri me zhveshjen tek “Equus”, ai luan në mënyrë perfekte dashnorin me gjithë sjelljet e shfrenuara që i dhuronte partnerja.

Jemi përpjekur të punojmë me vërtetësi, pa iu shfaqur publikut deri në momentin e fundit të seksit. Të luaje orgazmën mund të kishte qenë më e thjeshtë sesa të interpretoje skena kënaqësie të vazhdueshme, që mund t’i përfshijnë njerëzit në mënyrë të atillë që të mbërrijnë në kënaqësinë që duan. Skenat e seksit nuk veçohen nga të tjerat, kërkojnë të njëjtën punë dhe unë u përpoqa ta realizoja me të njëjtin përkushtim bashkë me partneren”, është shprehur Zarka, i komplimentuar mjaft dhe me portretin e skalitur, që të çon në epokën kur zhvillohen ngjarjet në këtë shfaqje.

“Autori e kishte vetë humorin, kështu që nuk është se bëmë ne punë të shtuar për t’i përfshirë apo për t’i kërkuar. Për mua, puna është punë në cilindo rast: në komedi, në dramë… nuk është që njëra kërkon ca më pak përkushtim se tjetra. Kalimet janë të natyrshme, janë pjesë e punës sonë”, është shprehur Olta rreth shfaqjes.

Ndërkohë, gjatë shfaqjes ra në sy prania e këngëtares Vikena Kamenica, si zgjedhje e regjisores Lule për ta përfshirë si narratore në momentet e ‘krizave’ të piktores, që edhe kur dilte nga skena, vazhdonte të ishte aty.

Aktorë të tjerë në këtë shfaqje që kanë tërhequr vëmendjen këto kohë ishin: Lulzim Zeqja, Neritan Liçaj, Rajmonda Bulku, Bujar Asqeriu, Myzafer Zifla, Najada Saliasi, Genti Deçka, Paola Kodra, Naun Shundi, Besmir Bitraku etj.

Burimi: Panoramaplus.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në vitin 1584, shtypshkronja e qytetit të Durrësit shtyp një libër me poezi latinisht me titull “APOTHEOSIS || Nouiueteris Copiaecornu,||

Përmes një postimi në rrjete sociale, regjisorja durrsake Driada Dërvishi ka uruar Ditën Botërore të Teatrit.

Mjekeve, personelit mjekesor te mesem dhe te ulet,  ne shenje nderimi, mirenjohjeje dhe falenderimi, per kontributin dhe sakrificat e tyr

Mbrëmjen e së premtes, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ZVA shpalli mësuesit më të mirë të Durrësit dhe shkollat e mesm

Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ka zhvilluar konkursin në poezi, ese dhe pikturë "Përherë në zemrat tona", kushtuar festave të 7 dhe 8

Për të shtatin vit radhazi është zhvilluar në Durrës festivali i kitares klasike, "Guitar Festival".

Këngëtarja nga Durrësi, Violeta Beshiri ka arritur të fitojë çmimin e dytë në  Festivalin Ndërkombëtar të Këngës për fëmijë në Rožaje të

“Një roman jo vetëm impresionues, por i mistershëm dhe trullosësh, i cili nuk mjaftohet vetëm me matematikën dhe racionalen e autorit