Grupi i valleve në Qendrën Kulturore Durrës ka triumfuar në Festivalin e 18-të Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit “Ylberi i Prishtinës”.

Përmes një postimi në Facebook, QKF njofton se grupi i valleve është nderuar me tre çmime.

“Q.K.F Durrës me grupin e valleve triumfon në Festivalin e 18-të Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit “Ylberi i Prishtinës”, duke u nderuar me 3 çmime: “Çmimin e parë” të festivalit “Çmimin e publikut”

“Valltarja më e mirë” Matilda Bena

Faleminderit për ftesën Qendra Kulturore e Fëmijëve Prishtinë.”, shkruhet në postim krahas fotove.