Ismail Kadare fiton çmimin ‘Pak Kyongni 2019’ në Korenë e Jugut

18/09/2019 - 18:09

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar ka fituar çmimin "Pak Kyongni" për vitin 2019. Në një njoftim zyrtar të bërë nga Kim Uchang, shefi i komitetit të përzgjedhur, veprat e Ismail Kadaresë bëjnë që lexuesit të meditojnë dhe të ndihen ndryshe rreth ngjarjeve të caktuara historike.

Ceremonia ku shkrimtari shqiptar është i ftuar të marrë çmimin do të zhvillohet të shtunën e 26 tetorit 2019, në Qendrën Kulturore Toji në Korenë e Jugut.

Çmimi që ka fituar autori i njohur shqiptar shoqërohet me një vlerë të konsiderueshme, prej 84 mijë dollarësh, duke e bërë atë një nga çmimet më të pasura ndërkombëtare të dhëna në letërsi.

Përzgjedhja bëhet pas shqyrtimit të 350 shkrimtarëve nga e gjithë bota, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara. Që nga korriku 2019, komiteti i përzgjedhjes kishte përpiluar një listë të 5 autorëve më të mirë nga të cilët shkrimtari shqiptar i lindur në Gjirokastër ishte fituesi për këtë vit.

‘Pak Kyongi’ është quajtur i tillë në nder të romancieres nga Koreja e Jugut dhe u krijua që në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banda frymore e qytetit të Durrësit ka dhënë mbrëmjen e së premtes një koncert për artdashësit para Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”

Autori Vaso Papaj ka prezantuar pasditen e djeshme vëllimin e tretë të titulluar “Gongël”, pjesë e triologjisë

Revista për letërsi dhe kulturë e Universitetit të Oklahomas ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës së shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka f

Violinistët Florian dhe Daniel Vlashi, babë e bir, kanë qenë përkrah njeri-tjetrit në të njejtin pult gjatë koncertit të fundit të Orkest

Ditën e sotme është ndarë çmimi më i madh i fushës së letërsisë, ai "Nobel", ku fitues janë shpallur një austriak dhe një polake.

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit gjatë këtij muaji janë programuar disa shfaqje teatrale nga trupa dramatike e qytetit.

Këngëtari i njohur Zija Saraçi, një zë mjaft i dashur për shumë breza durrsakësh ka marrë një vendim drastik.

Amfiteatri antik i Durrësit mikpriti fundjavën e kaluar një ansambël artistik nga Suedia.

Të martën dhe të mërkurën, në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen për publikun tragjedia “Salome”.

Dashamirës të letërsisë të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni!!