Koncerti i violinistit durrsak Florian Vlashi në Kompostela rikujton vitin 1968 (FOTO)

22/05/2018 - 11:49

“Signs, games and messages” titullohet koncerti i violinistit Florian Vlashi kushtuar ngjarjeve të muajit maj të vitit 1968 në shumë prej vendeve të Evropës.

Veprimtaria artistike që do të zhvillohet pas një jave në sallën e Universitetit të qytetit Santiago de Compostela (Spanjë) synon të rikthejë në memorie ngjarjet e rëndësishme që shenjuan të ardhmen e të rinjve evropianë 50 vjet më parë.

Tashmë, violinisti shqiptar që punon prej vitit 1992 në Orkestrën Sinfonike të Galicisë, është një nga instrumentistët më aktivë në jetën koncertore spanjolle.

Violinisti durrsak Florian Vlashi, kohët e fundit ka zhvilluar një sërë takimesh, konferencash dhe koncertesh në shkollat dhe universitetet e Galicisë.

Pas dy ditësh ai është ftuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Pontevedra, ku do të interpretojë vepra nga autorë të njohur të shekullit të kaluar si Iannis Xenakis, Cristobal Halffter, Gyorgy Curtag, Helmut Lachnemann dhe Carlos Lopez Garcia-Picos.

Që nga fillimi i muajit maj, 55-vjeçari Vlashi ka dhënë edhe dy koncerte të tjera në Korunja dhe qytetet pranë, së bashku me ansamblin instrumental “Shekulli XX”,  themeluar dhe drejtuar prej tij që nga viti 1996.

G.K.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kartolinë italiane bardhezi. Kjo foto, që shitet në ebay, ka rëndësi dhe për historianët.

Paraditen e së premtes, në sallën e konferencave të UAMD-së, dramaturgu i ri dhe studenti Aldo Mustafa prezantoi veprën e tij të parë "Ko

Sot, në Muzeun Arkeologjik u zhvillua një takim dhe një orë mësimi me studentë të degës së historisë së UAMD, e drejtuar nga zoti Afrim H

Në Galerinë e Arteve Pamore "Nikolet Vasia" në Durrës mbahet e hapur këto ditë një ekspozitë me 20 punime në pikturë, të para viteve '90,

Në një postim në Facebook, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, njofton se në Muzeun Arkeologjik është zhvilluar një koncert a

Janë mbajtur sot homazhet në nder të Harallamb Boshkut, një nga historikët e shahut, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë gjatë një gare

Sot në hollin e teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, do të mbahen homazhet në nder të Harallamb Boshkut, një nga historikët e shahut,

Shoqata “Gruaja e kohës dhe ekonomia” ka vlerësuar sot në një aktivitet të mbajtur 10 gratë më të suksesshme përgjatë një viti në Durrës.

Në ambientet e Galerisë së Arteve Pamore në Durrës u çel mbrëmjen e së mërkurës një ekspozitë mjaft e veçantë me piktura dhe punime dore

Festivali i dhjetë i “Maratonës Rinore” në Durrës është përmbyllur në finalen e 27 shkurtit të organizuar në pallatin e sportit “Ramazan