Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, dirigjenti Milto Vako

10/11/2020 - 11:28

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare dirigjenti Milto Vako.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Teatri Kombëtarë i Operës dhe Baletit.

"Me hidhërim të thellë Teatri i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit Milto Vako. Ai është një nga emrat e nderuar të artin shqiptar në fushën e dirigjimit koral. Mjeshtri u diplomua në Konservatorin "Cajkovski" në Moskë si dirigjent kori dhe u specializua më pas në Konservatorin e Parisit. Aktiviteti artistik i tij nisi dekada më parë si mjeshtër i korit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe më pas si dirigjent i korit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Si drejtues i korit të AKVP, sëbashku me trupat ai arriti suksese të cilat kanë mbetur në memorien e publikut brenda dhe jashtë vendit edhe sot, ndër të cilat do të veçonim midis të tjerash: fitues i "Gjerdanit të Artë" të AKVP në Dijon të Francës. Si mjeshtër kori i TOB përgatiti me profesionalizëm korin e TOB në vepra si "Mrika", (1966), "Heroina", (1967), "Skënderbeu", (1968), etj. Është një ndër themeluesit e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, ku së bashku me figura të tjera të njohura si Çesk Zadeja, Albert Paparisto, Hamide Stringa, Mustafa Krantja, etj, i dhanë jetë shkollës së muzikës shqiptare. Autor i një seri përpunimesh e krijimesh origjinale korale, shumica e të cilave mbeten përfaqësuese në fondin e literaturës klasike korale shqiptare. Prej vitit 1990ai ushtroi detyrën si pedagog në Fakultetin e Muzikës së Universitetit të Arteve. Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TKOB shpreh ngushëllimet më të ndjera, familjes, bashkëpuntorëve dhe miqve të shumtë të artistit të madh, Milto Vako. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij", thuhet në reagim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për të tetin vit me radhë, nesër në Durrës do të zhvillohet festivali i kitares klasike, "Guitar Festival Vll".

Sektori i artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës ka organizuar me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, konkursin e poezisë dhe pikt

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, ndarjen nga jeta të regjisorit Mu

Me afrimin e Festivalit të Këngës në RTSH, fillohet dalëngadalë të ndihet edhe atmosfera e Eurovizionit.

Edicioni i 23-të i Panairit këtë vit u zhvillua online por edhe përmes aktiviteteve në terren organizuar nga shtëpitë botuese.

Një tjetër artist i njohur nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19.

Është ndarë sot nga jeta në moshën 85 vjeçare bilbili i këngës popullore, Sali Brari.