Oscars 2020, pa prezantues sërish edhe këtë vit

09/01/2020 - 10:47

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantues/e.

Karey Burke, presidente e rrjetit televiziv ABC, që transmeton Oscars, sipas CNN, u shpreh në një deklaratë se është marrë vendimi për të përsëritur “atë që funksionoi vitin e kaluar”.

Ceremonia e 2019-s ishte e para që zhvillohej pa një prezantues, që prej vitit 1989. Pavarësisht polemikave dhe dyshimit se eventi prestigjioz mund të dështonte si pasojë e mungesës së prezantuesit/es, ceremonia u vlerësua si një eksperiment i suksesshëm. Sipas të dhënave, audienca u rrit me 12% nga ajo e vitit 2018, që shënoi audiencën më të ulët në historinë e çmimeve Oscars.

Në vitin 1989, producenti Allan Car dhe regjisori Jeff Margolis zëvendësuan monologun hapës me një numër muzikor 11 minutësh që përfshiu një duet midis aktorit Rob Lowe dhe Eileen Bowman, i veshur si Borëbardha. Shfaqja u prit tmerrësisht keq nga kritikët.

Megjithatë mungesa e prezantuesit rezultoi e suksesshme për ceremoninë e 2019-s.

Oscars do të transmetohen në ABC më 9 shkurt (10 shkurt, ora 12:30 pas mesnatës me orën tonë lokale).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot Akademia e Shkencave ka mbledhur tryezën “Kadare dhe letrat shqipe” ku është ka ripropozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nob

Ylli i Pop-it Billie Eilish triumfoi në Grammy's 2020, duke fituar pesë çmime, duke përfshirë artistin më të mirë dhe këngën e vitit.

Një ditë më parë në qytetin e Durrësit është organizuar kampionati i 10-të i ping-pongut për shkollat 9-vjeçare të rrethit.

Eglantina Kume është aktorja durrsake, e cila ka mbetur si një “meteor” i kinematografisë shqiptare.

Regjisori Pëllumb Kulla rrëfen në emisionin “Kjo Javë”, në News24, takimin me ish-diktatorin Enver Hoxha, teksa familja e tij ishte e per

Teatri Kombëtar ka kujtuar sot 73-vjetorin e aktorit të madh Roland Trebicka, shtatë vite pas ndarjes nga jeta më 6 mars 2013, pas një së

Piktori Arben Kristani ka hapur këto ditë në Durrës ekspozitën e tij të tretë brenda pak vitesh në qytetin bregdetar.

Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të aktorit të famshëm Xhevdet Ferri, ka reaguar edhe teatri i Durrësit "Aleksandër Moisiu".

Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë.

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur shqiptar, Fehmi Hoshafi.