Partnerja e Rexhep Çelikut tregon pengun më të madh të tij

Postuar: 13/01/2018 - 11:57

Valltarja Liljana Cingu, partnerja e përhershme e Rexhep Çelikut në performancat e tyre në skenë ka treguar pengun më të madh të mjeshtrit të madh të valles shqiptare.

Teksa mbahen homazhet në nderim të valltarit Çeliku, i cili i nda para kohe nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë, Liljana Cingu tregon emocionet kur atij iu dha dekorata "Nderi i Kombit".

"Kur u nderuam unë dhe Rexhepi është me të vërtetë një nder për artistët. Unë e dija se Rexhepi me forcat e veta do ta merrte këtë nderim. Por ai iku, ka fluturuar lart, krenar, ashtu si me krenari në skenat brenda dhe jashtë vendit ka promovuar vlerat shqiptare. Ai e meritonte atë nderim. Rexhepi ishte një histori për skenën tonë. Ai me të vërtetë ishte legjenda e valles shqiptare, një shqiponjë që fluturonte në skenë, në publik, kudo ai shkelte. Edhe gurët e sokakut sot po qajnë për Rexhepin. Por unë them: Rexhep të kam gjithmonë në krah dhe do të kërcejmë vallen e shqiptarëve. Unë e konsideroja Rexhepin si vëlla. Pengu më i madh i tij ishte që “vallja të mos të ndalet, të vazhdojë; dhe Shqipëria të jetë një shqiponjë ashtu siç ne e meritojmë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.