Pas nje beteje të gjatë rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.

Ajo është ndare nga jeta në moshën 52-vjeçare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve. Kohët e fundit familjarët e saj kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për këngëtarenm, teksa mësohet se ajo nuk vuante nga sëmundje tjetër bashkëshoqëruese por betejën me COVID-19 nuk e fitoi dot.

Artistja ka lënë pas një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut te madh artistik në Fier. Pupi ishte pjesë e Ansamblit “Myzeqeja”.