Mbrëmjen e kaluar, u prezantuan këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Sonte, mbrëmja më shumë se sa një garë muzikore, do të jetë e fokusuar te spektakli, sepse të gjitha këngët, do të prezantohen në transmetim në një variant akustik, si një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë dhe vizibilitetin e këngëve në publik, pavarësisht vendimit që ka marrë juria për 18 finalistët e nesërm.

Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga:

  1. Orgesa Zaimi
  2. Festina Mejzini
  3. Devis Xherahu
  4. Inis Neziri
  5. Florent Boshnjaku
  6. Sardi Strugaj
  7. Gjergj Kaçinari
  8. Rosela Gjylbegu
  9. Kastro Zizo
  10. Wendi Mancaku
  11. Evi Reçi
  12. Xhesika Polo
  13. Anxhela Peristeri
  14. Era Rusi
  15. Gigliola Haveriku
  16. Viktor Tahiraj
  17. Kamela Islamaj
  18. Mirud

Nata e dytë e Fest ‘59, mund të ndiqet sonte në RTSH 1, në rrjetin social facebook dhe kanalin e youtube të RTSH, ose nëpërmjet aplikacionit RTSH TANI.