Do të jenë Tirana-Teuta dhe Partizani-Flamurtari çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra.
Teuta mposhti Vllazninë në Shkodër me rezultatin 76-80 (14-19, 17-22, 22-22, 23-17). Një takim me rivalitet, ku skuadra durrsake bëri më mirë në pjesën e parë, për t’i bërë më pas ballë ofensivës së vajzave kuqeblu në 20 minutat e dyta.
Aniylah Bryant udhëhoqi Teutën me 36 pikë dhe 7 kërcime, ndërsa për Vllazninë nuk mjaftoi Bernarda Rreshpja me 31 pikë, 8 kërcime dhe 10 asistime. Për shkak të problemeve teknike me tabelën në Elbasan, FSHB gjysmëfinalet i ka spostuar në sallën “Dhimitraq Goga” në Fllakë, ndërsa pritet të zyrtarizohen datat dhe oraret.