Ky peshkaqen duket se është mjaft i kënaqur nga ky takim, aq shumë sa i fal edhe një buzëqeshje, zhytësit Eli Martinez. 

Ndryshe nga sa mund të mendohet, peshkaqeni e shef 41-vjeçarin si një shok, e jo si një vakt. 

Martinez, siç shkruan britanikja "Daily Mail" ka mësuar se si të sillet e veprojë dhe një nga peshkaqenët më të rrezikshëm, është i lumtur me prekjen e tij. 

Fotografitë janë bërë në Tiger Beach, Bahamas. Zhytësi nga Alamo, Texas, shkon aty disa herë në vit dhe "takohet" me krijesat e frikshme të detit.