SHBA– Shërbimi i ri fotografik i Annie Leibovitz për Vogue ka në sfond uraganin Sandy. Por duket se ideja nuk është pëlqyer. Sipas BuzzFeed, zgjedhja e Vogue është tronditëse, pasi në foto sheh vajza të bukura me veshje të koleksioneve të Ralph Lauren, Vera Wang, Donna Karan etj.

Tre femra mbahen për dore ndërsa ndihmojnë (jo në mënyrë reale) rojen bregdetare. Njëra nga femrat kontrollon nivelin e ujit, tjetra buzëqesh duke parë horizontin dhe e fundit sheh nga qielli në pritje të një ndihme hyjnore. Si kjo foto ka dhe shumë të tjera.

Një nga fotot që ka ngjallur më tepër polemika është ajo ku dy modele ecin përkrah zjarrfikësve, njëra e veshur me Narciso Rodriguez dhe tjetra me Diane von Furstenberg. Më pak fjalë me veshjet e përshtatshme për një emergjencë?!

Është një homazh stuhisë që u cilësua Frankenstorm apo një zgjedhje e gabuar?

Të njëjtën gjë si kjo fotografe bëri dhe një vajzë e re pak orë pas tragjedisë që tronditi Amerikën.

Nana Gouvea, modelja protagoniste e fotove pas Sandy-t u bë e famshme, pikërisht sepse uragani i kritikave e goditi fort. Pas kritikave të ashpra ajo kërkoi ndjesë dhe u shfajësua duke thënë se” “nuk doja të bëja asgjë të keqe. Qëllimi im ishte të dokumentoja shkatërrimet e ndodhura në lagjen time. Unë e dua SHBA, e adhuroj New York dhe i respektoj amerikanët. Më vjen keq për çfarë ndodhi për ju siguroj se jam një njeri i mirë, e ndërgjegjshme për gabimin e bërë e që nuk meritoj të trajtohem në këtë mënyrë”.

Po Vogue çfarë do të bëjë në këtë rast?