Kalimi i viteve shton rrudhat e fytyrës, por këta dy përbërës bëjnë mrekullinë në reduktimin e tyre. Mjafton të bëni një masë me dy përbërës: kastravec dhe të bardhë veze dhe kjo recetë do ju japë një pamje më të re.
Prisni kastravecin në dy pjesë dhe njërës gjysmë hiqjani lëvoren. Gjysmën e qëruar të kastravecit prijeni në copa të vogla, jo më të mëdha se dy centimetra secila. Këto copëza futini në grirëse dhe lëreni të veprojë për dy minuta në shpejtësi mesatare.
Më pas lëngun e fituar vendoseni në një tas dhe pastaj shtojani të bardhën e vezës. Përzieni ato dhe produktin e fituar aplikojeni në pjesën e trupit ku ka më shumë rrudha apo ku lëkura është e varur.
Lëreni ashtu për 15 minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ftohët.
Rekomandohet që produkti të përdoret të paktën dy herë në javë për rezultate më të mira.