Kryeministri Albin Kurti deklaroi se dështimi në zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja. Kurti theksoi gjatë fjalës së tij në Kuvend, se këto do ishin zgjedhjet e pesta në Kosovë në 16 muajit e fundit. Ai vuri në dukje bllokimin e konstituimit të Kuvendit vitin e shkuar, duke thënë se ky mësim të kthehet në një precedent të qartë për të ardhmen.
“Dështimi në zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja, duke përfshirë ato lokale të vitit të kaluar, do të ishin të pestat në radhë në 16 muaj. Mesatarisht do të kishim zgjedhje çdo stinë të vitit. Zgjedhjet e reja do të vonojnë edhe progresin në çdo sektor të jetës shtetërore. Në përputhje me interesin e qytetarëve, do të flas për këtë çështje sa më qartë, ashtu që asnjë njeri të mos keqkuptohet.
Së pari, janë bërë 75 ditë që nga krijimi i qeverisë së re pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit. Rezultati i zgjedhjeve u certifikua më 9 shkurt dhe dy ditë më pas, u konstituua Kuvendi dhe u krijua qeveria e re. Nuk kishte asnjë vonesë. Po e filloj me këtë se akuzat që Vetëvendosja dhe partnerët e saj ikin nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Sapo është certifikuar rezultati, është marrë përgjegjësia, e kundërta ndodhi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në vitin që shkoi. Lëvizja Vetëvendosje, me koalicionin qeverisës në atë kohë pësoi rënie në disa vendeve.
Kjo bllokadë u zgjerua dhe vazhdoi me bllokimin e zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit gjatë gjithë pranverës dhe verës. E paarsyeshme, sepse Vetëvendosja i ofroi Kuvendit gruan më të votuar në zgjedhje, njësoj si këtë vit, ku tani nuk është vetëm kryetare e Kuvendit, por edhe ushtruese e detyrës së presidentit. Duhet ta kujtojmë këtë episod, sepse Albulena Haxhiu u propozua si kryetare vitin që shkoi. Para një viti është propozuar si kryetare e Kuvendit. Nga ajo ditë, deri më 9 shkurt të këtij viti, kaluan 298 ditë ose 10 muaj.
Pyetja është kujt i shërbyen këto 10 muaj bllokadë. Duke bllokuar Kuvendin, opozita bllokonte edhe veten. Qëllimi i bllokadës ishte për të dëmtuar subjektin fitues, por në të vërtetë dëmtoi qytetarët dhe shtetin. E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Shpresoj sinqerisht që ky mësim i shtrenjtë nga viti i kaluar të shërbejë si precedent i qartë për të ardhmen”, tha Kurti.





