Tre ndeshje janë shtyrë, për shkak të kushteve atmosferike në Shqipëri. Ndeshja mes Erzenit dhe Pogradecit në Kategorinë e Parë, e planifikuar për këtë të shtunë, është shtyrë për një datë tjetër të pacaktuar.

Kushtet e vështira atmosferike në Shijak, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes. Një tjetër sfidë e Kategorisë së Parë që është shtyrë, është edhe Apolonia-Flamurtari, e planifikuar për t’u luajtur të dielën. 

Në Kategorinë e Dytë, është shtyrë ndeshja mes Murlanit dhe Tërbunit, e cila do të luhej këtë të shtunë.