Në nisje të seancës plenare, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka njohur zyrtarisht si kryetar të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhin pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Ndërkohë, këtë gjë e ka kundërshtuar deputeti tjetër demokrat Tritan Shehu, pjesë e grupimit të Berishës, i cili e ka konsideruar qesharake këtë fakt duke thënë se Bardhi është zgjedhur me 18 vota.

Tritan Shehu: Ju njoftoni këtu zgjedhjen e dikujt si kryetar i grupit parlamentar të PD me 18 vota që ka marrë. Grupi parlamentar i PD ka dalë nga zgjedhjet me 2021 anëtarë. Si mundet të legalizohen e të njoftohen këto gjëra zyrtarisht këtu? E kupton se ku po çojnë këto veprime anti-procedurë, anti-rregullore, anti-demokraci që po realizohen në Parlamentin shqiptar sa kryetari i grupit parlamentar të PD-së votohet me 18 vota dhe zyrtarizohet nga ju këtu. Turpi i botës kjo, është një turp i paimagjinueshëm sepse ju në këtë mënyrë bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren dhe falsifikojnë të vërtetën e PD brenda saj duke zyrtarizuar ato. Nuk ka turp më të madh se kjo. Prandaj kërkoj të bllokohen këto veprime dhe të vihet në vend e drejta.