Kuvendi nuk njeh ish-kryeministrin, Berisha si pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Sot, Kuvendi ka publikuar në faqen e tij zyrtare grupet parlamentare, ku tek ai i PD-së është reflektuar numri i deputetëve që ka depozituar kreu i partisë, Lulzim Basha.

Kështu, Sali Berisha, edhe pse u vetë-deklarua se ishte pjesë e grupit parlamentar të PD-së, tashmë është zyrtarisht deputet pa grup parlamentar.

Ish-kryeministri Sali Berisha, këtë të enjte do të nisë bashkëbisedimin me demokratët në të gjithë vendin.