Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur të hapur garën për Avokatin e ri të Popullit të Shqipërisë.
Në faqen zyrtare të Kuvendit ftohet të marrë pjesë në garë çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit nr.8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar, të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë:
Bashkëlidhur kërkesave për dokumentacion, kandidatët duhet të firmosin para emërimit në detyrë dy deklarata mbi faktin nëse janë pjesë e partive politike dhe lidhur me konfliktin e interesave.
Dokumentet dhe afati i paraqitjes së kandidatëve bëhet brenda 30 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi.
Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit:
Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:
a): të jetë shtetas shqiptar.
b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;
ç): të mos jetë dënuar penalisht
d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë:
- Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur
- CV-në, nr kontakti tel/email/
- Fotokopje e kartës së identitetit
- Librezë pune e noterizuar
- Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar / studime pas universitare/ të noterizuara
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht.
- Plotësim dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklarimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”.
- Deklaratë që kandidati nuk është anëtar i partive politike.
- Deklaratë që kandidati nuk është në konflikt interesi.





